Një video u bë virale në rrjetin social Tik Tok kur një i ri nga Serbia vendosi të udhëtojë në Prishtinë. Arsyeja për këtë është më se e papritur.
Gjegjësisht, siç shpjegon serbi D.K në video, dikush në rrjetin social të lartpërmendur e kërcënoi atë në komente duke i thënë se do t’ia “thyejë nofullën po ta dëgjojë duke folur serbisht në Prishtinë”.
I riu më pas vendosi për një lëvizje siç thotë ai “jashtë parimit”.
Siç mund të shihet në video, ai bleu një biletë për në Prishtinë, dhe pranë flamurit kombëtar realizon një video ku thotë se është në Prishtinë dhe këtu flet cilëndo gjuhë që ai dëshiron, transmeton Reporteri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.