Tashmë nuk ka më asnjë dyshim, Luka Modric do të qëndrojë te Real Madrid edhe sezonin tjetër. Telenovela në lidhje me të ardhmen e mesfushorit kroat, fitues i Topit të Artë, ka marrë fund.
E përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo” shprehet se palët janë shumë pranë nënshkrimit të marrëveshjes, për të shtyrë bashkëpunimin deri në vitin 2021.
Kontrata aktuale e lojtarit skadon në verën e vitit 2020, por kroati do ta shtyjë atë edhe me një vit.
Nga kontrata e re, Modric do të përfitojë 11.5 milionë euro në sezon, më shumë nga sa përfiton aktualisht (10.5 milionë euro).
Duket se klubi ka vendosur të pranojë një rritje të lehtë të rrogës, për të evituar që kroati të largohet në fund të sezonit.
Inter ka kohë që ëndërron mesfushorin 33-vjeçar, por tashmë shpresat janë shuar përfundimisht. Pritet që brenda javës së ardhshme palët të zyrtarizojnë marrëveshjen, duke i dhënë fund dilemës në lidhje me të ardhmen e Luka Modric, nënkampion i botës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.