Stresi habiti të gjithë duke publikuar imazhin, ku dikush e fotografoi duke urinuar.
Stresi është shumë aktiv në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht sjell fotografi nga përditshmëria e tij, shkruan lajmi.net.
Së fundi, reperi ka lënë të gjithë pa fjalë, teksa publikoi një imazh, ku dikush e kishte fotografuar fshehtas duke urinuar në banjo.
Ai postoi foton dhe i dërgoi mesazh publikisht personit që e fotografoi, duke i thënë përse nuk e priti të kthehet para.
“Flm qe ma dergove, flm 100 her qe mke bo foto ne hale, po a nuk pritshe dot me e bo nga perpara?!!”, ka shkruar Stresi.
Reperi ka pak ditë që e ka publikuar projektin e shumëpritur në duet me Morena Tarakun.
Kënga me titull “Bad Girl” deri tani ka marrë afro 1 milion klikime në kanalin YouTube.
