×
  • Show Time
  • Show Time

    Lana Del Rey “sfidon” virusin me maskë rrjetë, kritikohet ashpër

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 23:41

    Maska vlerësohet si mbrojtësja më e mirë ndaj përhapjes së koronavirusit dhe këshillohet me ngulm nga mjekët. Megjithatë, shumë persona janë duke e përdorur atë edhe si një aksesor për t’u dukur bukur.


    Rasti i fundit është këngëtarja Lana Del Rey, e cila ka marrë një “lumë” kritikash pas paraqitjes së saj të premten në Los Angeles, shkruan A2News.

    Këngëtarja 35-vjeçare vendosuri në fytyrë një rrjetë, të ngjashme me një maskë, ndërsa ndau fotot me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

    Menjëherë pas publikimit të fotove vërshuan edhe kritikat ndaj saj. Shumë e quajtën atë të papërgjegjshme, pasi ishte në rrezik për veten, por edhe rrezikoi të tjerët.

    Motra e saj u mundua ta arsyetojë se Lana Del Rey ishte më shumë se 6 metra larg personave të tjerë, ndërsa ishte testuar negative para ngjarjes ku mori pjesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!