Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga shtetet evropiane që t’i marrin mbrapsht luftëtarët e DEASH të cilët po mbahen ne burgjet amerikane.
Trump ka thënë se evropianët nuk po ndihmojnë aspak duke heq dorë ngë këta luftëtarë, edhe pse shkatërrimi i Kalifatit në Siri sipas tij u bë për të mirën e Evropës.
“Ne kemi 1,800 të burgosur të DEASH-it të marrë peng në betejat tona përfundimtare për shkatërrimin 100% të Kalifatit në Siri. Tani po merren vendime se çfarë të bëjmë me këta të burgosur të rrezikshëm” , shkroi Trump në Twitter.
“Vendet evropiane nuk po ndihmojnë aspak, edhe pse kjo është bërë shumë për përfitimin e tyre. Ata po refuzojnë të marrin përsëri të burgosurit në vendet e tyre specifike. Kjo nuk është mirë!”, vijoi ai.
Edhe në të kaluarën, Trump ka bërë thirrje vendeve evropiane që të marrin të burgosurit dhe t’i ballafaqojnë me drejtësi, pasi mbajtja e luftëtarëve të DEASH ka një kosto edhe për SHBA-të.
Në këtë çështje është e përfshirë edhe Kosova, e cila muajin e kaluar ktheu mbi 100 persona, mes tyre ka edhe të atillë të cilët po gjykohen për luftën në Siri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.