Bebe Rexha siç duket ka një surprizë për fansat e saj.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive në rrjetet sociale si dhe me projekte muzikore.
Në një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka vendosur ti bëj fansat të pyesin veten se çfarë befasie ka për ta Bebe.
“Kam një njoftim special nesër”, shkroi ajo, derisa ka shpërndarë me fansat e saj edhe një foto mjaft provokuese.
Sipas raportimeve thuhet se Bebe Rexha do të konfirmojë datën e publikimit të këngës “Baby, I’m Jealous” që vjen si bashkëpunim me DojaCat.