Lirohet nga qelia Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestua me Fjolla Morinën, bashkë me të dhe shoferi i këngëtares Fitim Muji.
Mësohet se Prokuroria ka kërkuar arrest në burg por Gjykata ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për fajësinë e Sylës, ndërsa në armën e sekuestruar nuk ka gjurmë.
Syla dhe Muji deklaruan pas arrestimit se ishin në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, ku do të vinte për të kënduar.
“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim”, u shprehën Muji dhe Syla, të dy 29 vjeç.
Fisnik Syla rezulton se është djali i biznesmenit të njohur shqiptar nga Kosova Agim Syla, i cili ka në pronësi një rrjet prej 5 hotelesh në Belgjikë, ndërsa vet Fisniku është president i ekipit të futbollit FC Gerda Waasland.
Në media u përfol se Fisnik Syla kishte një lidhje me këngëtaren dhe se i kishte blerë këngëtares edhe Audin Q7 luksoz. Por Fjolla Morina reagoi me një postim në Insta Story për t’i kundërshtuar zërat, duke thënë se nuk ka lidhje intime me biznesmenin dhe se ai ëhstë familjar.
Për Fjollën masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ nuk është ndryshuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.