×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana rikthehet në Kosovë, Mozzik e pret në aeroport

    Reporteri
    05 Tetor 2020 | 10:20

    Mozzik pret në aeroport Loredanën.


    Mozzik dhe Loredana kanë pushtuar mediat rozë ditët e fundit.

    Pak ditë më parë, ata janë parë së bashku teksa bënin shopping në Gjermani.

    Ditën e djeshme Loredana ka fluturuar për në Kosovë dhe ndonëse motivet e vizitës së saj nuk dihen ende, fansat aludojnë vetëm për diçka: Rikthimi te Mozzik, pasi si duket nuk po i rezistojnë dot distancës.

    Ata janë fotografuar të dy në aeroportin e Prishtinës dhe në shoqërinë e personave të njëjtë. Sipas fansave të këngëtares, reperi ka qenë për ta pritur atë në aeroport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!