Çmimi Nobel 2020 në mjekësi dhe fiziologji i është dhënë bashkërisht grupit të shkencëtarëve që zbuluan virusin e Hepatitit C.


Tre studiuesit, Harvey J Alter, Michael Houghton dhe Charles M Rice, u njoftuan të hënën se janë laureatët e këtij viti për përparim mjekësor që ka ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve, shkruan Euronews.

Në një deklaratë, Asambleja Nobel ka theksuar se izolimi i Hepatitit C kishte ka shënuar një “arritje historike në betejën e vazhdueshme kundër sëmundjeve virale”.

Reklamë