Reperi i njohur i skenës shqiptare, Gold AG, këto ditë ka qenë një nga emrat më të përfolur në faqet rozë. Kjo për shkak të deklaratës ku u shpreh se Tuna është degjenerim për femrat shqiptare.
Këtë deklaratë e bëri të shtunën në emisionin “Shiko kush Luan”, teksa sqaroi ‘sherrin’ me këngëtaren Altuna Sejdiu – Tuna.
Megjithatë, artisti ka reaguar sërish duke treguar se nuk e ka fyer pasi tashmë është një nënë dhe se thjesht nuk e ka pëlqyer muzikën e saj.
“Vëllëzër e motra, i pashë disa komente që përse e ke fyer Tunën në intervistë te Luana Vjollca. Në asnjë gjysmë fjale se kam fy e as nuk do ta fyej asnjëherë më tani se ajo është një nënë”, është shprehur ai nëpërmjet postimi në Instagram.
“Kur më pyetën për arsyen, thjesht tregova që nuk kam dëshirë që asi lloj prezantimi i këngëve të prezantohet para motrave e nënave tona. Kjo përgjigje është për ju që thatë që ofendova por më së shumti për Tunën le ta dijë që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkool nuk pi as po t’ma dhuronin gjithë botën lëre më për lojë”, theksoi Gold AG.
Lidhur me këtë diskutim, këngëtarja Tuna nuk ka reaguar deri më tani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.