Cristiano Ronaldo thuhet të jetë pronari i ri i një Bugatti La Voiture Noire – makina më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë, transmeton Reporteri.net.
Raportet sugjerojnë se Ronaldo ka shpenzuar 11millionë euro në Bugatin unik që u prezantua për herë të parë në botë në garën e makinave të Gjenevës 2019.
Kompania luksoze franceze ndërtoi vetëm një nga super-makinat prototipë në përvjetorin e 110-të të themelimit të kompanisë.
Makina është një interpretim modern i tipit mitik dhe legjendar Bugatti Type 57 SC Atlantik, katër prej të cilave janë ndërtuar mes viteve 1936 dhe 1938.
Bugatti ka konfirmuar se ky model tani ka një pronar, por nuk kanë pranuar t’i identifikojnë ata zyrtarisht.
Gazeta sportive spanjolle Marca raporton se pronari i ri është futbollisti legjendar, pavarësisht pretendimeve të mëparshme se ajo është blerë nga Ferdinand Piech, ish-kryetar i grupit Volkswagen.
Pronari nuk do të jetë në gjendje të shfrytëzojë makinën deri në vitin 2021, pasi kompania ende ka nevojë të finalizojë disa detaje të vogla./Reporteri.net
ba