Katër të pastrehë kanë fituar 50 mijë euro, falë një tikete të lotarisë të cilën ua ka dhuruar një klient derisa po dilte nga një bar në Bretani në perëndim të Francës, kanë bërë të ditur sot organet kompetente për lojërat e fatit.
Të pastrehët po kërkonin lëmoshë para barit në Brest, kur doli një klient i cili ua dha tiketën e vetë të lotarisë që kushton vetëm një euro, transmeton Telegrafi.
Ata iu gëzuan shumë këtij veprimi, e në veçanti kur e kuptuan se i kanë fituar nga 12.500 euro secili prej tyre.
“Kanë qenë plotësisht të befasuar”, thuhet në kumtesën që nuk precizon se si të pastrehët i kanë shpenzuar këto para të fituara në lotari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.