Përpos luftës që ka shpërthyer mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, një mediat serbe është bërë lajm një fotografi e publikuar së fundmi nga disa faqe në Turqi.
Një foto e kriminelit serb, Zeljko Razhnatoviq-Arkan duke luftuar në Armeni u shfaq në Twitter, e që u mor shumë seriozisht nga mediat serbe, transmeton Reporteri.
Fotoja u fshi vetëm disa orë pas publikimit të saj, gjersa gazeta serbe Blic shkruan se fotografia është përpunuar me një filtër të veçantë. Gjegjësisht, fotografisë së vjetër i është shtuar një efekt që mund ta bëjë një person më të moshuar.
Faqja turke derindusunce.org gjithashtu postoi në Twitter se si Arkan i cili është i vdekur erdhi për të luftuar atje, shkaktoi një ortek reagimesh dhe komentesh në rrjetet sociale.
Kujtojmë se jo pak herë ka pasur raportime se krimineli serb Arkan është i gjallë./Reporteri.net
https://twitter.com/Apokaliptick/status/1313023336394391553?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1313023336394391553%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Favaz.ba%2Fregion%2Fsrbija%2F600261%2Fturska-stranica-objavila-fotografiju-arkana-kako-ratuje-u-armeniji%3Ffbclid%3DIwAR0Va09f5GnwEgQ0_umqONIiWg3smyDniuPsggScO0copTM8KiKwiqgFtZ4
