Më shumë se 270 anëtarë të Komisionit Zgjedhor të Indonezisë kanë vdekur nga lodhja e tepërt dhjetë ditë pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në vend, njoftuan zyrtarët shtetëror.
Shumica prej tyre kanë vdekur nga stërlodhja, sepse kanë punuar jashtë orarit duke numëruar me dorë miliona fletë votimi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Siç shkruan AP, zgjedhjet në këtë shtet ishin zgjedhjet më të mëdha njëditore në botë, pasi më shumë se 193 milionë njerëz kishin të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, sipas Komisionit Zgjedhor, të paktën 1,800 numërues votash u sëmurën. /Reporteri.net