×
  • Show Time
  • Show Time

    Ardit Gjebrea zbulon artistin e parë dhe datën kur rikthehet “Kënga Magjike”

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 22:39

    Në postimet e fundit në ‘Instastory’, këngëtarja e njohur, Orgesa Zaimi ka treguar se do të jetë edhe këtë vit pjesëmarrëse e festivalit të përvitshëm të muzikës ‘Kënga Magjike’.


    Menjëherë pas këtij postimi, drejtuesi i festivalit, moderatori i njohur, Ardit Gjebrea ka zbuluar datën në të cilën do të rikthehet këtë vit ‘Kënga Magjike’.

    “Në 21 mars 2021 fillojmë tek @edielashqiptare dhe në 29 maj përfundojmë finale”, ka shkruar Arditi krah postimit ku ka pohuar se mezi po e pret Orgesën dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij viti.

    Kujtojmë se vitin e kaluar Orgesa mori pjesë me këngën ‘Verën ku ma le’, një punim artistik i Aida Barakut dhe Armen Rexhepagiqit e u kthye menjëherë në hit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!