Osman Azemi është një aktor shumë i dashur për të gjithë shqiptarët. Ai më së shumti njihet me rolin e “Teta Gjylit” te Stupcat.
Si një tifoz i flaktë i përfaqësues së Kosovës, ai së fundmi ka komentuar ndeshjen që Kosova e luan sonte ndaj Maqedonisë së Veriut.
Dhe ai ka dhënë një propozim interesant, duke thënë se kur luan përfaqësuesja në vendin tone duhet të jetë ditë pushimi dhe feste.
“Unë gjithmonë them se Kosova kur të luan ish kanë mirë shteti ynë me bërë ditë feste, me bo pushim. Ne kemi shumë festa, Dita e Evropës, por kur luan Kosova është mirë me qenë festë. Nesër (sot) kushdo që shkon në punë nuk kanë me pas koncentrim se tema ka me qenë Kosova. Duhet fitore, kurgjo tjetër, sepse qashtu janë rrethanat, duhet gjithqysh me fitu”, ka thënë Azemi në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se ndeshja luhet sonte ngas ora 20:45 dhe për Kosovën është më e rëndësishmja nga pranimi në UEFA dhe FIFA. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.