Dje ka dalë në Netflix filmi me protagonist Adam Sandler “Hubie Halloween”.
Sandler ia ka dedikuar suksesin e padiskutuar të filmit aktorit Cameron Boyce, ose ndryshe djalit të tij në filmin “Grown Ups 1”, “Grown Ups 2”.
Cameron u nda nga jeta korrikun e vjetshëm si pasojë e një krize epilepsie dhe ishte vetëm 20 vjeç.
Ishte çështje ditësh që të merrte avionin për t`u nisur për xhirimet e “Hubie Halloween”, por jeta e Boyce u pre në mes.
“Ai do merrte avionin dhe do vinte për xhirime. Lajmi që na dha familja e tij ishte shumë i hidhur. Ishte një fëmijë kaq i këndshëm. Ishte shumë i lumtur në xhirimet e “Grown Ups”, ishte gazmor, të gjithë fëmijët e tjerë e donin. Ishte aktor i lindur dhe komedia që herët”, ka thënë Sandler.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.