Përfaqësuesja e Kosovës nuk ishte në ditën më të mirë duke u mposhtur nga Maqedonia e Veriut me rezultat të ngushtë 2-1 në stadiumin ‘Tose Proeski’ në Shkup.
Golin e vetëm për Dardanët në këtë sfidë e shënoi Florent Hadergjonaj (29’), ndërsa për fqinjët shënoi Darko Velkovski dhe një autogol nga Benjamin Kololli.
Ndeshja e cila u shikua nga shumë shqiptarë, u ndoq me interes edhe nga figurat publike.
Këngëtari Blero pas rezultatit, shprehu revoltën e tij me trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, për neglizhencën e futbollistit Bernard Berisha, të cilin nuk e ftoi të ishte pjesë e lojës.
I njëjti shkruan në superlativ për futbollistin Valon Berisha, duke thënë se të gjithë lojtarët do të duhej të merrnin shembull nga ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.