Pak ditë më parë shtruam pyetjen se ku ka humbur këngëtarja Shkurte Gashi.
Pas distancimit të plotë, paska pasur arsye të forta!
Mësohet se këngëtarja është shtatzënë për herë të parë.
Burime të Prive.al kanë konfirmuar se Shkurta është në 10-javëshin e fundit të shtatzënisë dhe pret një djalë!
Këngëtares i përkon kjo periudhë me shkëputjen nga muzika dhe angazhimet tjera të verës shkaku i pandemisë që i janë përshtatur tërësisht duke koinciduar me periudhën e pritjes së ëmbël.
Burimet pranë këngëtares kanë bërë të ditur se distancimi në këtë formë ka qenë zgjedhje e vet Shkurtes e cila në javët në vijim do e ndajë lajmin përmes fotografive në rrjete sociale.
S’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë shtatzëni të lehtë edhe për periudhën e mbetur deri në ardhjen në jetë të bebushit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.