Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur atë pas dëshmisë që dha të marten në Kongresin Amerikan.
Ajo thotë se serbët që e lënduan janë ende të lirë dhe drejtësia ka dështuar në rastin e saj.
Përkundër kësaj Krasniqi-Goodman thotë se kurrë nuk do të ndalet së thëni të vërtetën e saj dhe kurrë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë i Krasniqit-Goodman:
Dua t’ju falenderoj nga zemra për mesazhet e pafunda që me keni dërguar sot dhe dje.
Unë isha e nderuar që me ftesë të Kongresmenit Engel dhe Kongresmenit McCaul të jap dëshminë në Kongresin Amerikan për krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.
Unë jam një nga 20.000 gratë dhe burrat ndaj të cilëve është ushtruar terror dhe dhunë seksuale.
Ata që u munduan të më poshtërojnë dhe lëndojnë ende janë të lirë. Drejtësia ka dështuar në rastin tim. Drejtësia ka dështuar për viktimat e luftës së Kosovës.
Por unë kurrë nuk do të ndalem së thëni të vërtetën time dhe kurrë nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi! /Reporteri.net/.