×
  • Show Time
  • Show Time

    Fifi thekson linjat e formësuara trupore në pozat e reja

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 20:08

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, kohëve të fundit është komentuar mjaft shumë për dukjen e saj.


    Për shkak të disa problemeve shëndetësore, asaj i është dashur që të përkujdeset më shumë për peshën, ndërsa ka humbur disa kilogram.

    Një veprim i tillë ka bërë që këngëtarja të duket edhe më tërheqëse tani, pasi edhe format trupore i janë formësuar.

    Në një postim në rrjetin social Instagram, Fifi ka ndarë një imazh atraktiv teksa shihet e veshur me një mini-fund të zi, teksa pjesën e sipërme një bluzë të kuqe.

    https://www.instagram.com/p/CGKmtKYnbum/

    “Lëreni që ngjyra e kuqe të flas për ju”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

    Fotografitë tërheqëse kanë marrë mijëra pëlqime, teksa edhe komentet e fansave të saj ishin të panumërta.

    Vlen të përmendet se gjatë ditës së djeshme (e premte), ajo lansoi këngën “Përjetësi” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!