×
  • Show Time
  • Show Time

    Rina tregon arsyen e largimit nga muzika, reperja u diagnostikua me një sëmundje

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 17:15

    Rina Balaj ka folur për largimin e mëhershëm nga muzika.


    Në një emision televiziv, reperja nga Istogu ka treguar se arsyeja e largimit të saj të përkohshëm nga muzika ishte për shkaqe shëndetësore.

    Ajo ka treguar se ishte diagnostikuar me diabet.

    Rina ishte larguar nga muzika pa asnjë paralajmërim, madje kjo kishte mërzitur fansat e reperes.

    Pas kësaj pauze, Rina është kthyer me këngë dhe videoklipe të reja.

    Së fundmi ajo ka publikuar një album si dhe këngën “Fallin’ in love“, të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me të dashurin e saj Sin Boy

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!