Reperi i njohur, Gold Ag për 1 muaj do të bëhet baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij me profesion mjeke estetike Ermira Shkodra është në pritje të ëmbël.
I ftuar në emisionin Rudina, Gold Ag ka treguar se ai është një bashkëshort mjaft i kujdesshëm dhe e ka penguar bashkëshorten e tij të punojë për shkak të pandemisë.
Ai është kundërshtuar nga Rudina Magjistari duke i thënë se ajo është mjaft e madhe për të vendosur për gjërat e saj dhe nuk mund ta urdhërojë që të bëjë atë që ai dëshiron.
Reperi shprehet se e do fort dhe për këtë arsye ia ka ndaluar të punojë dhe mbi të gjitha ajo është edhe shtatzënë.
“E ka sallonin e vetë në Gjilan, por për shkak të pandemisë nuk e kam lënë të shkojë dhe shumë shpejt ka për ta hapur në Prishtinë pastaj vazhdon punën e vetë. Unë nuk e kam lënë të shkojë për shkak të pandemisë. E dua dhe nuk kam qejf që ti ndodhë diçka e keqe, të marrë ndonjë virus sepse është edhe shtatzënë”, ka deklaruar Gold Ag.
Gold Ag dhe Ermira u martuan në fillim të këtij viti në fshehtësi të plotë, përpara se të shpërthente koronavirusi në vendin tonë. Lajmin që ishin martuan e nxorrën nëpërmjet postimeve në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.