Lei Kraja është njëra nga moderatoret më të njohura dhe tërheqëse të sportit.
Ajo shpesh herë është përfolur në show bizin shqiptar për jetën e saj.
E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin Why Not në RTV Ora, krah mikes së saj të ngushtë Adela Lami, Lei ka treguar një situatë në Nju Jork për të cilën nuk është penduar.
Të pyetura nga moderatorja Roza Lati nëse vajzat kishin puthur një djalë të panjohur si Lei ashtu dhe Adela treguan se kishin puthur dhe nuk ishin penduar aspak.
Mbi këtë puthje me një të panjohur Lei ka vendosur të tregojë më shumë detaje. Bukuroshja seksi tha se personi që kishte puthur ishte spanjoll dhe ishte shumë i bukur.
“Kam puthur një të panjohur në Nju Jork dhe nuk jam penduar. Ishte spanjoll dhe ishte shumë i bukur”, tregon Lei.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.