Kelly Preston do mbushte 58 vjeçe sot nëse do të ishte gjallë. Por për bashkëshortin e saj, aktorin John Travolta, Kelly do mbetet gjithnjë në zemrën e tij. Ai ka postuar dy foto domethënëse të bashkuara në një, nga martesa e tij me Kellyn dhe nga martesa e dy prindërve të tij.


 

Reklamë

65 vjeçari shkruan në Instagram: Urime ditëlindjen zemër. Gjeta këtë foto të dasmës së nënës dhe babait tim. Ishte bukur të shihje tonën krahas tyre. Me gjithë dashurinë time për ty, John!

Kelly ndërroi jetë në shtëpi, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit në muajin korrik të këtij viti.

Që pas ndarjes nga jeta, aktori i famshëm 66 vjeç ia dedikon Kellyt çdo postim të tijin në rrjetet sociale. Më herët ai postoi një video ku shihej duke vallëzuar me vajzën e tij, me këngën që Kelly e preferonte aq shumë.

Reklamë

John dhe Kelly sollën në jetë tre fëmijë: Ella, Benjamin dhe Jett. Jett ndërroi jetë në moshën 16 vjeçare, pas një aksidenti ku goditi kokën dhe pësoi një krizë fatale në vitin 2009.

https://www.instagram.com/p/CGSCZb2s6ym/