Uli maskën për të pirë një cigare gjatë pushimit të punës dhe tashmë duhet të paguajë 400 euro gjobë. Kjo ngjarje është regjistruar në Pavia të Italisë, ku një bariste u sanksionua nga policia jashtë lokalit ku ajo punonte pasi “nuk mbante maskën në një zonë me fluks të madh njerëzish”.
Pronarja e baristes Samanta u shpreh se do ta kundërshtojë këtë gjobë pasi ishte e panevojshme dhe sepse të gjithë i zbatonin me përpikëri rregullat e vendosur për coronavirusin. Ajo shton se në momentin që efektivët gjobitën punonjësen e saj në lokal kishte shumë pak klientë të cilët ishin në një largësi të konsiderueshme.
Vendosja e maskës në ambientet e hapura po bëhet një masë e përhapur në shumë vende të Evropës, nga e enjtja dhe në Shqipëri do të vendosen gjoba për këdo që nuk zbaton këtë rregul
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.