Një pastruese ka nxitur reagime të ashpra të opinionit në Kinë, pasi u filmua duke pirë ujë nga guaska e tualetit që e kishte pastruar, për ta bindur shefin se e ka kryer punën si duhet.
Ajo këtë e bëri në prezencë të shefit për t’i treguar se është e përkushtuar në punë, dhe se gjithmonë i kryen punët si duhet, transmeton Telegrafi.
E kompania ku ajo punon e ka shpërblyer për këtë veprim “me titullin “punonjësja e dalluar”, e përkushtuar qind për qind në punë.
E lajmi u bë sensacion kur videoja e saj u shfaq në internet, ku ajo shfaqej duke pirë ujin që e merr me gotë nga guaska e tualetit.
Videoja 32 sekondëshe tregon se si kjo grua merr një gotë të plastikë në prezencë të shefit, përkulet për ta mbushur me ujë nga guaska – të cilën më pas e pi para disa personave tjerë.
E për ta inkurajuar për punën e palodhshme, të pranishmit e duartrokitën. Ngjarja ka ndodhur në provincën kineze Shandong.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.