×
  • Extra
  • Extra

    Vetura përplaset në restorantin e mbushur me klientë në Kaliforni, vdes 1 grua dhe lëndohen 7 të tjerë

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 11:18

    Një grua e cila ishte lënduar kur një burrë derisa po tentonte të parkonte veturën, humbi kontrollin mbi timonin dhe u përplas në një restorant në Kaliforni, raportohet se ka vdekur.


    Gruaja vdiq të hënën në spital, ka bërë të ditur rreshteri i policisë Christian Camarillo. E burime brenda policisë në Kaliforni, kanë bërë të ditur se gruaja u shpall e vdekur pasi truri i saj ndaloi së funksionuari në repartin e kujdesit intensiv, transmeton Telegrafi.

    Në këtë aksident gruaja tashmë e ndjerë dhe shtatë persona tjerë ishin dërguar me urgjencë në spital për trajtim. E gjendja shëndetësore e shtatë të lënduarve tjerë është stabile.

     

    Zyrtarët policorë fillimisht kishin njoftuar se bëhet fjalë për një burrë të moshës 69-vjeçare, që ishte prapa timonit të Toyota 4Runner i cili gjithashtu është lënduar.

    E kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vetura kalon nëpër rrugë dhe përfundon në një zonë të mbushur me restorante dhe klientë, që po shijonin specialitetet e tyre të preferuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!