×
  • Extra
  • Extra

    Një vullnetar bëhet keq, J&J ndërpret punën për vaksinën e Covid

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 17:17

    Johnson&Johnson e ka pezulluar punën pasi një nga vullnetarët është sëmurur. Ende nuk është gjetur diagnoza dhe as shkaku i gjendjes së tij, ndaj deri në një përgjigje të ekspertëve, puna ka ndalur.


    Lajmi iu komunikua 60 mijë vullnetarëve që janë gati për t`iu nënshtruar aplikimit të vaksinës.

    Përfaqësues të J&J deklarojnë se nuk do vazhdojnë derisa të kenë një rezultat konkret që vërteton se gjendja e pacientit nuk është një efekt anësor i vaksinës.

    Më shumë se një muaj më parë e ndërpreu punën edhe Astra Zeneca për të njëjtën arsye. Edhe ata rifilluan pasi u siguruan se gjendja shëndetësore e një prej vullnetarëve nuk ishte shkaktuar nga vaksina./Huffington Post

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!