Ligjvënësit britanikë e hodhën poshtë të mërkurën daljen nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, në cilindo skenar, gjatë votës jodetyruese që e rrit presionin ndaj kryeministres, Theresa May, për ta përjashtuar Brexitin pa ujdi.
312 ligjvënës ishin kundër dhe 308 pro Amendamentit A, propozim ky i paraqitur nga një grup i ligjvënësve që i bënë thirrje Qeverisë ta përjashtojë divrocin nga BE-ja pa marrëveshje paraprake.
Ky rezultat i votimit nuk e përjashton daljen në fund të Britanisë së Madhe nga BE-ja, raporton Reuters. Ama nënkupton se ligjvënësit tani mund të kenë një votim të ri për shtyrjen e Brexitit.
Votimi për këtë opsion pritet që të mbahet të enjten dhe në rast se miratohet – dhe nëse BE-ja e jep pëlqimin – atëherë Britania nuk do të dalë nga BE-ja në datën e planifikuar qysh më parë, më 29 mars.