Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e gjashtë, ka shprehur shenjë solidarizimi me familjen që humbi katër anëtarë në Gjermani, duke thënë se do shtyejë projektet e tij.


Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ iu ka shprehur ngushëllime familjes të të ndjerëve, teksa ka thënë se dhimbjen e tij e ndan me bashkëvendasit e tij ferizajas.

Postimi i Labit:

Reklamë

Ne vdesim edhe në vendlindjet tona, por raste si vdekjet kur gurbetqarët kthehen nga vendlindja dhe pësojnë humbje jete nga aksidentet e rrugês vërtet e dhimbshme.

Gjithçka që kishim me projektet tona shtyhen gjithsesi sepse ndajmë dhimbjen edhe me qytetarët e mi Ferizajas dhe me familjën që humbi 4 antarë.

Ngushëllime e nderuar familje!

Zoti ju dhashtë forcë e ti kujtoni pêrherë!

Labi -KOSOVË E SHQIPËRISË!”, shkroi ish-deputeti.

Reklamë