Një shtëpizë karakteristike dhe shumë e bukur prej druri, është ndërtuar mbi një pemë në fshatin Rahovicë të Ferizajt.
Fotografitë e saj i ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, kryetari i Komunës, Agim Aliu, shkruan Reporteri.net.
“Me shtëpizën karakteristike ndërtuar mbi trupin e një peme në Rahovicë të Ferizajt, ju uroj shëndet e mbarësi, pasdite të këndshme të së dieles, bashkëqytetarë!”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Nga fotografitë vëheret se përpos shtëpizës, në pemë është ndërtuar edhe terrasë simpatike.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.