Qendërmbrojtësi Ruben Dias sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit për edicionin e ardhshëm.
Gazeta portugeze “Record” të enjten ka raportuar se Juventusi në parim ka arritur marrëveshje me Diasin kurse skuadrës së Benficas do t’i paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim.
Dias 21-vjeçar, te Juventusi shihet si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë edicion.
Ai këtë edicion ka 53 paraqitje për Benfican në të gjitha garat, duke realizuar katër gola dhe asistuar tri herë, shkruan koha.net.
Dias ka kontratë me Benfican deri në vitin 2023 derisa vitin e shkuar ka debutuar me Përfaqësuesen e Portugalisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.