Arsenal është me një këmbë në finale të Evropa Ligës pasi kanë fituar me rezultat 3-1 ndaj Valencias në “Emirates Stadium”.
Ekipi vendas nuk e nisi mirë ndeshjen pasi u gjendën në disavantazh, kur Mouctar Diakhaby e kaloi në epërsi ekipin nga Spanja.
Por “Topçinjtë” reaguan shpejtë kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Alexander Lacazette shënoi në portën e zbrazët, pas asistimit të Aubameyang.
Francezi Lacazette shënoi edhe golin e dytë pas krosimit të Granit Xhakës. Kurse për rezultatin final 3-1 shënoi Aubameyang.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Valencia.
Kurse skuadra tjetër angleze Chelsea nuk arriti më shumë sesa një barazim 1:1 në udhëtimin e tyre në Gjermani.
Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Luka Jovic në minutën e 23’.
Në fundin e pjesës së parë, ishte Pedro Rodriguez ai që dërgoi në rrjetë për të barazuar gjithçka para pauzës 15 minutëshe.
Pjesa e dytë nuk tregoi gola të tjerë, duke lënë kështu që gjithçka të vendoset në Londër, në ‘Stamford Bridge’. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.