×
  • Extra
  • Extra

    Një princeshë e re i shtohet botës

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 18:26

    Pas Borëbardhës, Hirushes, Rapunzelit, Bururoshes së Fjetur, Arielit, botës së princeshave do t`i shtohet Raya.


    Përralla është krijuar nga Disney dhe do të quhet “Raya e l`ultimo drago”.

    Siç kuptohet, e si gjithmonë edhe Raya është bija e një mbreti. Filmi vizatimor do përshkruajë një botë imagjinare, por peizazhet ku ata do jetojnë dhe veprojnë janë marrë nga vende reale si Tajlanda, Vietnami, Kamboxhia, Laosi, Filipinet dhe Indonezia.

    Në histori, Raya është vajza e mbretit Bajong të Heartlands. Bajong vritet nga Duunët e këqij. Udhëtimi i Raya-s është plot aventura dhe ajo nuk do jetë Princesha mbi Bizele, por një luftarake e vërtet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!