×
  • Show Time
  • Show Time

    Oriola Marashi i dedikon fjalë të ngrohta njeriut të saj më të shtrenjtë

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 8:17

    Oriola Marashi, e dashura e futbollistit Eros Grezda, është ndër modelet më të komentuara shqiptare.


    Bukuroshja njihet për linjat e saj perfekte trupore dhe fotot provokuese që poston rregullisht në rrjetet sociale.

    Por, ditën e djeshme, ajo i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla nënës së saj, me të cilën është shumë e lidhur dhe siç është shprehur vetë, në të ardhmen dëshiron që të bëhet si ajo, shkruan Panorama.sport

    Ajo e uroi publikisht nënën për librin e saj të dytë, duke i shprehur krenarinë që ndjen për të.

    “Sot dua të them dy fjalë për mamanë time, Xhoi Jakaj. E aftë të shkruajë, punojë e drejtojë, por edhe nuk pushon së dhëni dashuri pa kushte.Mjafton të takosh ish-nxënësit apo studentët e saj ndër vite, e të kuptosh sa e duan njerëzit. Edhe unë të duaaaa mama ime e dashur! Suksese në librin e radhës!

    Ti më bën krenare dhe për faktin që të ardhurat e librit do shkojnë për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë, i sapo operuar, të cilit nuk do ia them emrin, por ai e di që ne fjalët i bëjmë realitet sepse nuk e kemi herën e parë. Të dua.”- shkruan Oriola.Modelja simpatike ka zbuluar se fitimet nga libri nëna e saj ka vendosur t’i çojë për bamirësi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!