Shkencëtarët në Britani po kërkojnë që autoritetet të shtojnë vitaminë D në ushqimet masive si buka dhe qumështi, për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19.
Nivelet e ulëta të vitaminës D, e cila prodhohet nga trupi i njeriut si reagim ndaj dritës së diellit, mund të shtojë rezikun e prekjes nga koronavirusi ose të vuajtjes së pasojave më të rënda nga sëmundja, sipas disa studimeve.
Javën e kaluar studiues në Spanjë zbuluan se 82% e pacientëve të koronavirusit nga rreth 216 të shtruar në spital, kishin nivele të ulëta të vitaminës D. Por ka gjithashtu studime të tjera që thonë se nivelet e vitaminës D nuk kanë efekt te Covid-19, gripi apo sëmundje të tjera respiratore.
Defiçenca e vitaminës D shkakton probleme të kockave te fëmijët dhe osteomalaci te të rriturit.
Gjithsesi autoritetet britanike në 10 vjetët e fundit kanë refuzuar thirrjet e grupeve mjekësore për shtim të vitaminës D te ushqimet bazë si qumështi, buka e lëngu i portokallit, edhe kjo praktikohet në vende të tjera si Finlanda, Suedia, Australia e Kanada.
“Në opinionin tim është e qartë se vitamina D jo vetëm mbron kundër ashpërsisë së sëmundjeve por kontribuon dhe në mbrojtjen nga infeksioni,” tha studiuesi John Davies duke kërkuar nisjen e fortifikimit të ushqimeve.
Disa ushqime në Britani fortifikohen me vitaminë D, siç janë drithërat e gatshme të mëngjesit apo kërpudhat. Mielli në Britani fortifikohet me vitaminë B1 (tiamin) dhe B3 (niacin) dhe qeveria po mendon për shtimin e vitaminës B9 (acid folik) për të parandaluar defekte të trurit apo lindjes, si ‘spina bifida’./ TCH
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.