Ronaldo ka shënuar në minutën e 84’ për ta shpëtuar Juventusin nga humbja, që barazoi 1-1 me Torinon. Për portugezin, ky ishte goli i 21-të në Serie A, i 28 me “Zonjën e Vjetër” në të gjitha garat.
Juve, tashmë me titullin në xhep, nuk ka arritur që të marrë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Torinos, duke barazuar 1-1.
Për “Zonjën e Vjetër”, tashmë kampione edhe matematikisht, kjo ndeshje vlente vetëm për statistika, derisa Torino po lufton edhe për zonën Champions League.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët.
Ishte Sasa Lukic ai që shënoi për 1-0 në minutën e 18’ të ndeshjes.
“Zonja e Vjetër” pati vështirësi ndaj rivalëve të të njëjtit qytet, ndoshta i mungoi edhe motivimi i duhur, sepse e ka fituar tashmë titullin kampion, por doli në pah ambicia e pakufi e CR7.
Ai “fluturoi” në ajër në minutën e 84-t dhe e goditi me kokë topin, që erdhi si krosim nga ana e majtë e sulmit bardhezi.
E pamundur për mbrojtësin Bremer të ngrihej në lartësinë e portugezit, gjatë dyluftimit me kokë, sepse bëhet fjalë për 2.47 m nga toka (burimi: Sky Tech).
Një kërcim i denjë për Michael Jordan, ish-basketbollistin e njohur të NBA.
Edhe portieri Sirigu mbeti i shtangur, vetëm nxori topin nga rrjeta e tij.
Për portugezin, ky është goli i 21 në Serie A, i 28-ti me “Zonjën e Vjetër” në 41 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë edicion./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.