×
  • Show Time
  • Show Time

    Ndodhej në Izmir, aktorja turke tregon si i shpëtoi tërmetit shkatërrimtar

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 9:59

    Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.6 në Izmir, i cili la pas 79 viktima dhe qindra të plagosur, është përjetuar shumë keq nga të gjithë qytetarët.


    Aktorja turke Serenay Sarikaya ka treguar se si i shpëtoi tërmetit bashkë me nënën e saj dhe si ndihet pas kësaj ngjarje.

    Ajo ka rrëfyer përmes një postimi në Twitter se në momentin e tërmetit ka qenë në rrugë me të ëmën dhe se fatmirësisht nuk i ka përjetuar lëkundjet e forta. Megjithatë ajo ka shprehur ngushëllimet për gjithë jetët e humbura dhe uroi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.

    “Kur ra tërmeti në Izmir unë dhe nëna ime ishim rrugës. Kjo që ndodhi është e pabesueshme për njerëzit. I uroj shërim të shpejt të gjithëve. Zemra dhe lutjet e mia janë me ju”, ka shkruar Sarikaya.

    Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende operacionin për gjetjen e trupave nën rrënoja dhe deri më tani raportohet për 79 të vdekur e 962 të plagosur. Tërmeti u ndje, gjithashtu, në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë.

    Në ishullin Samos në Greqi humbën jetën dy adoleshentë nga tërmeti, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur mes tyre dhe një shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!