×
  • Show Time
  • Show Time

    Amos Zaharia tregon se kujt i ngjan më shumë princesha e porsalindur, Geraldinë

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 13:56

    Princi Leka dhe Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë më 22 tetor, në të njëjtën datë kur Mbretëresha Geraldinë është larguar nga jeta, 18 vjet më parë. Ata zgjodhën pikërisht emrin Geraldinë për të voglën e tyre. Çifti mbretëror ndanë fotot e para zyrtare pak ditë më parë, por nuk e publikuan portretin e princeshës së porsalindur.


     

    View this post on Instagram

     

    Njoftim Zyrtar Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30. Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjeksor. Official Announcement The Albanian Royal Family is delighted to announce the birth of Her Royal Highness Princess Geraldine, who was born to Their Royal Highnesses Crown Prince Leka of the Albanians and Crown Princess Elia, Thursday the 22nd of October. Crown Princess Elia was safely delivered at 09:30, the “Queen Geraldine Maternity Hospital” in Tirana. Her Royal Highness and her child are both doing well.

    A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka) on

    Ndërsa, sot daja i saj, aktori Amos Zaharia, na ka shuar kuriozitetin se kujt i ngjan Geraldina. I ftuar në “ABC-ja e Mëngjesit”, ai ka zbuluar se si duket mbesa dhe ka ndarë ndjesitë e para kur u takua me të.

    “Është një ndjesi e paprovuar dhe e papërshkrueshme. Është e vockël. Shumë e mirë! Kur e pashë për herë të parë Geraldinën e vogël ka qenë kaq e vogël”, -u shpreh ai duke treguar me duar.

    “Ajo ka lindur në të njëjtën datë kur Mbretëresha Geraldinë u largua nga jeta dhe kur i tha mjeku Elias datën që kishte për të lindur, u habit”, -shpjegoi ai.

    Amos rrëfeu se Geraldina ka marrë pak nga të dy prindërit dhe se është bionde me sy bojëqielli.

    “Buzët i ka si të Elias, ka lindur me buzë të trasha. Por kam përshtypjen se ngaqë është vajzë, do t’ i ngjajë Lekës. Është bionde dhe me sy bojëqiell”.

    Elia e shijoi periudhën e shtatzënisë larg syrit të publikut, ndërsa nga fundi i pritjes së ëmbël u fotografua nga paparacët e Panorama Plus me barkun e rrumbullakosur, duke shëtitur me Princ Lekën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!