Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka zbuluar sot kabinetin e saj, ku në të bën pjesë edhe një ministër me një tatuazh Maori në fytyrë.

Ardern fitoi zgjedhjet për të marrë një mandat të dytë, duke theksuar se prioritetet e saj do të jenë përgjigjja ndaj Covid-19 dhe ri jetësimi i ekonomisë.

