Real Madridi është duke i prirë garës për t’i siguruar shërbimet e senzacionit holandez të Ajaxit, Donny Van de Beek.
Holandezi është një opsion për mesfushën e “Los Blancos” nëse ata dështojnë të nënshkruajnë me Paul Pogba, shkruan Reporteri.net
Van de Beek ka luajtur një rol kryesor në ecurinë e Ajaxit në Ligën e Kampionëve këtë vit, duke shënuar si mysafir ndaj Juventusit dhe Tottenhamit.
Paris Saint-Germain dhe Bayerni i Mynihut thuhet se poashtu janë të interesuara për shërbimet e tij.
Agjenti i Van de Beek, Rob Witschge, është njeriu i njejtë që solli Wesley Sneijder në Santiago Bernabeu nga Ajaxi në vitin 2007.
Van de Beek ka një klauzolë prej 60 milionë eurove dhe pagë më modeste në krahasim me objektivin tjetër të Realit, Paul Pogba.
Zidane dëshiron ta sjellë në Bernabeu yllin francez, por kërkesat e larta për pagën e tij janë duke e komplikuar operacionin, i cili kërkon hiç më pak se 17 milionë euro në sezon.
Kujtojmë që Van de Beek ka shënuar 16 gola në 53 ndeshje me Ajaxin këtë vit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.