Cancelo Alvarez dhe Daniel Jacobs u përplasen ndërmjet vete dhe u dasht të tërhiqeshin nga stafi, pasi matjet përpara unifikimit të peshave të mesme u nxe.
Meksikani Cancelo, do të vë titujt e tij të ËBA ‘Super’ dhe ËBC në rrezik pasi ai do të ndeshet me kampionin e IBF Jacobs, në T-Mobile Arena në Las Vegas, në orët e hershmë të mëngjesit të së dieles, shkruan Reporteri.net
Amerikani Jacobs peshonte në limitet e peshave të mesme, 160 lbs, ndërsa Cancelo peshonte për pak gram më pak se amerikani me 159.5 lbs.
⚖️ Canelo Alvarez vs Daniel Jacobs weigh-in results:
?? Canelo Alvarez – 159.5lbs
?? Daniel Jacobs – 160lbsWE HAVE A FIGHT ?#canelovsjacobs #CaneloJacobs #Canelo #Boxing #Boxeo pic.twitter.com/06ELdkISTc
— Boxing Globe (@BoxingGlobe_) May 3, 2019
Dyshja u përballen sy-më-sy, duke u shtyer me kokë sikur dema dhe duke dëgjuar zhurmën e publikut ata vetëm sa nuk u rrahën.
Dueli pritet të zhvillohet në orët e hershme të mëngjesit, pasi lufta zhvillohet në Amerikë dhe për shkak të kohës lokale, i bie që dueli të filloj dikund rreth orës 05:00 të mëngjesit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.