Në një intervistë për emisionin e “Klubit 700”, predikuesi Pat Robinson ka thënë se Zoti i ka folur atij personalisht dhe i kishte thënë se presidenti Donald Trump do të jetë fituesi i zgjedhjeve, por kjo fitore gjithashtu do të jetë edhe fillimi i fundit të botës.
“Së pari, unë dua të them pa diskutim, Trump do të fitojë zgjedhjet”- tha ai.
Por pas fitores së republikanëve, predikuesi 90-vjeçar tha, do të vijë një periudhë trazirash serioze civile,Do të ketë të paktën dy atentate ndaj presidentit, pasuar nga një luftë kundër Izraelit që do të “shkatërrohet nga Zoti”.
Sapo të përfundojë lufta në Lindjen e Mesme, parashikoi Robertson, bota do të shohë “të paktën pesë vjet ose më shumë paqe të jashtëzakonshme”.Në fund të asaj periudhe pesë-vjeçare një asteroid do të godasë Tokën dhe “ndoshta” do të sjellë “fundin”.
“Është shkatërrim i papritur. Nuk do të jetë ndonjë luftë bërthamore. Ne nuk do të lejohemi të hedhim në erë këtë tokë”.Robertson parashikoi gjithashtu një sulm bërthamor në SHBA në vitin 2007, dhe një luftë masive përgjatë Lindjes së Mesme në vitin 2008.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.