Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e liderëve të Superligës, Prishtinës dhe Feronikelit.
Prishtina ka mbyllur pjesën e parë me disavantazh 1-0 ndaj Dritës. Për gjilanasit shënoi Fidan Gërbeshi nga ana e penaltisë.
Në anën tjetër derbi drenicas mes Drenicës dhe Feronikelit nuk ka prodhuar ende gola në 45 minutshin e pjesës së parë.
Kujtojmë që nëse ndeshjet mbyllen me këtë rezultat, Feronikeli do të krijonte 1 pikë avantazh ndaj Prishtinës, por në rast fitoreje të Llapit do të barazohej me pikë me ekipin nga Podujeva.
/Reporteri.net/