×
  • Extra
  • Extra

    Simpsons nuk parashikojnë diçka të këndshme për vitin 2021

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 10:13

    Seriali i animuar “The Simpsons” ka bërë shumë parashikime të sakta përgjatë viteve të transmetimit të tij në televizion.


    Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë u parashikua 16 vite para se të ndodhte, ndërsa të saktë kanë qenë edhe në parashikimin për virusin e ardhur nga Kina.

    Kësaj radhe, familja e famshme ka “parashikuar” disa rrethana që do të ndodhin në vitin 2021.

    Në episodin më të ri ka një skenë ku Homer Simpson i gjen rrugët krejtësisht të shkatërruara, me zjarre kudo dhe me disa robotë që patrullojnë zonën.

    Në fund të episodit, si qershia mbi tortë, shfaqen edhe 4 kalorësit e Apokalipsit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!