Milot Rashica po gëzon një sezon fantastik me Werder Bremenin ku për çdo javë po jep kontribut për skuadrën me gola ose asiste.
Werder Bremen sot barazoi 2-2 me Dortmundin në një ndeshje ku Miloti dhuroi asist dhe pati një paraqitje të mrekullueshme.
Por, një foto e tij e publikuar në Facbook ka bërë bujë të madhe ku shihen muskujt e këmbës së yllit nga Vushtrria.
“Krenar me skuadrën, ne do të japim gjithçka deri në fund,” shkruan 22 vjeçari në Facebook teksa në fotografinë e postuar vërehen muskujt e këmbës, të cilët ngjasojnë ndoshta me ato të Shaqirit, i cili poashtu shquhet për muskuj të fortë të këmbës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.