×
  • Extra
  • Extra

    Spitali mbingarkohet, pacientët marrin oksigjen në vetura

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 9:33

    Pacientët e prekur me koronavirus në Napoli kanë marrë oksigjen në makinat e tyre, pasi një spital aty pranë u mbingarkua me pacientë.


    Sipas ‘SkyNews’, një radhë makinash dhe ambulancash u formua jashtë Spitalit Cotugno, i cili nuk po përballonte fluksin e rasteve të reja me COVID-19.

    Punonjësit mjekësorë në qytetin e tretë më të madh të vendit kontrolluan njerëzit që prisnin në radhë në automjetet e tyre dhe siguruan oksigjen për ata me vështirësi në frymëmarrje.

     

    Antonio Abenante, një banor lokal në kryeqytetin rajonal të Campania, tha se ishte i shqetësuar pasi nuk ishte në gjendje të merrte informacion në lidhje me gjendjen e babait të tij.

    Dr. Filippo Anelli, kreu i shoqatës kombëtare të mjekëve në Itali, paralajmëroi se nëse vazhdon niveli aktual i infeksionit, mund të mos ketë mjekë të mjaftueshëm në dispozicion.

    Ai tha se ndërsa në të gjithë vendin Italia ka një total prej 11,000 shtretër në njësitë e kujdesit intensiv, ka vetëm anesteziologë të mjaftueshëm për rreth 5,000 pacientë.

    Një total prej 2,849 shtretër të njësive të kujdesit intensiv janë aktualisht në përdorim, me një rritje prej 100 vetëm të hënën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!