Genc Prelvukaj shumë herë nuk ka qëndruar indiferent ndaj ngjarjeve aktuale në vend. Së fundi, këngëtari komentoi një deklaratë të deputetit Bekë Berisha, të cilën e dha gjatë seancës plenare në Kuvend.
“Për Kosovën tani duhet me dal dikush që kur ndërron koha i dhemb trupi prej plagëve. Kosovës i duhet një president, dikush që kur kalon edhe kah varrezat civile, mendon për anëtarët e vet të familjes që për këtë liri i ka në varr. Dikush i cili të shikon në dritë të syrit, e të thotë po ose jo”, kishte deklaruar ndër të tjera Berisha.
Pas kësaj reagoi këngëtari Genc Prelvukaj i cili thotë se më mirë është të zgjedhim dikë që i dhembin sytë nga leximi.“Deputeti Berisha paska thënë se vendit i duhet një president që i dhemb trupi nga plagët e luftës.
Bekë, ky nuk është kriterium për pozitën që flitet. Më mirë të zgjedhim dikë që i dhembin sytë nga leximi dhe dija”, shkruan Genci.
Ndryshe, projekti i fundit nga Genc Prelvukaj është “Mungon”.