×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjolla Morina martohet muajin tjetër me biznesmenin Fisnik Syla

    Reporteri
    14 Nëntor 2020 | 14:52

    Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është shumë e përfolur muajve të fundit për jetën e saj private.


    Lidhja e saj me biznesmenin Fisnik Syla dhe dedikimet e shumta ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale, i kanë kthyer dyshen në fjalë në një ndër çiftet më të diskutuara në mediat rozë.

    Duket se Fjolla dhe Fisniku janë drejt një hapi më serioz të jetës – atë të martesës.

    Telegrafi mëson nga burime pranë çiftit, se ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit dhjetor.

    Çifti kanë menduar organizimin e dasmës së tyre në Shqipëri, ku Fjolla edhe aktualisht vuan dënimin e masës “arrest shtëpiak”, pas ngjarjes famë keqe të zënies me armë nga organet e rendit, në kalimin e pikës kuftitare Kosovë-Shqipëri.

    Ceremonia do të jetë private dhe me jo shumë persona të ftuar, nën respektimin e masave pandemike.

    Mësohet se për fustanin e bardhë të Fjollës do të kujdeset stilisti i saj i besuar i shumë paraqitjeve të këngëtares ndër vite, Mr. Rex.

    Ky i fundit ka udhëtuar nga Gjermania për në Shqipëri për veshjet e çiftit, teksa ndodhej i karantinuar në shtetin gjerman.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!